“Ngrihuni në revolucion, ose Shqipërinë e merr lumi”, Maliqi-qytetarëve: Veprimet çnjerëzore të Ramës janë të mëdha

318
Sigal

Deputeti i opozitës së re, Lefter Maliqi, bëri thirrje për revolucion për të rrëzuar qeverinë e Edi Ramës, pasi sipas tij, Shqipërinë do ta marrë lumi.

Nga foltorja e Kuvendit, Maliqi theksoi se të gjithë këta politikanë do ta bëjnë siç duan vetë Reformën Zgjedhore, duke shtuar se armiku i vërtetë i shqiptarëve është Edi Rama.

Reagimi:

Nuk dua të bëj replikë, por dua t’iu bëj me dije shqiptarëve se Reformën Zgjedhore do ta bëjnë siç duan këta.

Të gjithë e keni parë armikun te dera, armikun e padukshëm, armikun e shqiptarëve, armiku i shqiptarëve është këtu, që mungon sot, ky që do të legalizojë hashashin, të fusë drogën në Shqipëri.

Hashashi nuk mund të legalizohet nga njeriu i krimit, i hashashit, i drogës.

Veprimet çnjerëzore të tij janë të mëdhaja, ashtu siç ka përdorur gazin lotsjellës ndaj grave e fëmijëve. Ky nuk ikën nga pushteti, ka ardhur koha të ngrihemi në protesta. Kjo duhet të ndodhë, ndryshe këtë Shqipëri po e merr lumi.