Meta priti Ambasadoren e re të Greqisë, Eleni Sourani

426
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta priti sot Ambasadoren e re të Greqisë Eleni Sourani të cilës i uroi suksese në detyrën e saj të re në Tiranë. 
Kryetari i Kuvendit Meta u shpreh se duke marrë në konsideratë interesat e përbashkët, partneritetin e ngushtë si dhe miqësinë tradicionale mes dy popujve tanë, Kuvendi është i përkushtuar në forcimin e mëtejshëm dhe sa më cilësor të bashkëpunimit të gjithanshëm mes dy vendeve fqinje. 
Ambasadorja e Greqisë znj. Eleni Sourani shprehu kënaqësinë e marrjes së detyrës së re në një vend mik e fqinj si Shqipëria dhe e siguroi Kryetarin Meta se marrëdhëniet mes dy vendeve tona janë të themeluara mbi baza të forta miqësie dhe lidhjesh historike siç janë minoriteti grek në Shqipëri dhe komuniteti shqiptar në Greqi. Gjatë takimit u vlerësua roli kyç që dy vendet kanë për stabilitetin dhe sigurinë e rajonit tonë dhe në përfundim, Kryetari i Kuvendit Meta shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Greqisë në drejtim të integrimit evropian dhe zhvillimit ekonomik të Shqipërisë.
Sigal