Tragjedia në Francë, shqiptari e quan terroristin kampion

498
Sigal

Ngjarja e tmerrshme në Nice është përjetuar rëndë nga cilido që karakterizohet nga sadopak ndjenja humane. Por në kulmin e tronditjeve dhe lutjeve që kjo të jetë masakra e fundit njerëzore një shqiptar ka shokuar rrjetet sociale. Ai e ka cilësuar kampion 31-vjeçarin që solli vdekjen e dhjetëra të pafajshmëve duke e komentuar me të qeshura ngjarjen e tmerrshme.

Shqiptari ka shkruar: ‘’Në Francë një kampion ka marrë me vete shumë pederastë dhe i ka shtypur. Kjo ka ndodhur në ditën e tyre të paradës. Tani zyrtarisht janë të paktën 30 të vdekur, po alhamdulila pritet të rritët numri hahahaha’’.
Më tej pasi ka shpërndarë një postim të NBC News ai ka shtuar: ‘’Elhamudulila një kampion plas në një grup parade geysh apo pederastësh në Nicë të Francës. Allahu i shfarostë llojin e këtij populli’’.