Meta drekon me Kokëdhimën dhe Meidanin

402
Kryeparlamentari Ilir Meta ka drekuar sot me ish-Presidentin Rexhep Meidanin si dhe ish-deputetin socialist, Koço Kokëdhima. Në përfundim të drekës, Kokëdhima tha për mediat se takimit nuk duhej t’i jepej ngjyrim politik, ndërsa shtoi se koalicioni PS-LSI ka probleme.
“Takimi ynë ishte një takim mes miqsh. Koalicioni ka probleme, por mund të zgjidhen. Dy partitë do kenë aftësi t’i zgjidhin problemet që kanë midis tyre”, tha Kokëdhima. Ish-deputeti socialist është në një marrëdhënie të tensionuar me kryeministrin Edi Rama, që pasi Gjykata Kushtetuese i hoqi mandatin e deputetit Koço Kokëdhima. Mësohet se ish-Presidenti Meidani ka lënë pushimet në Pogradec për të drekuar me Metën.
Sigal