Media italiane: Kanabisi në Shqipëri rritet me 1200%, Vasili: Rruga jonë drejt BE-së mbyllet prej drogës

303
Sigal

Në lidhje me lajmin e mediave italiane se në Shqipëri është rritur numri i parcelave të mbjella me kanabis, reagoi sot edhe nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili.

Sipas Vasilit rruga e Shqipërisë drejt BE mbyllet prej drogës.

Ai thekson se edhe në 2004 Shqipëria ishte në hartën e vendeve tranzit të drogës kur qeverisës nga socialistët.

“Lidhur me shpërthimin e drogës në Shqipëri ky shqetësim madhor që e ka mbajtur Shqipërinë larg BE, mban shqiptarët në një tension të frikshëm dhe që largon investimet e huaja. Droga në Shqipëri nuk luftohet nga qeveria por mbështetet nga ajo dhe rritja e saj është katastrofike.

Mediat ndërkombëtare e bëjnë të ditur këtë dhe RAI 3 raporton se është rritur me 1200 për qind sasia e drogës së prodhuar në Shqipëri ose me 12 fish.

Pra të nderuar qytetarë Shqipëria është bërë sipas autoriteteve të antimafias italiane një nga prodhuesit më të mëdhenj të drogës, veç një urë komunikimi me Amerikën Latine.

Në vend gëlojnë trafikantët përkundrejt mashtrimit të Ramës, ministrit Lleshajt si një inkriminuar përkundrejt këtij realiteti tragjik që po rrënon vend publikohen demagogjira pafund.

Rruga e Shqipërisë drejt BE mbyllet prej drogës. Shqipëria figuron si një vend i kriminalizuar përkundrejt mijëra shqiptarëve të varfër dhe të ndershëm që s’duan të kenë të bëjnë

Shqipëria në 2004 si një vend me qeverisje socialiste por jo rilindase ishte një vend tranzit droge dhe sot jo vetëm është por është një pikë kyce por dhe kultivuese ndërkombëtare e drogës. Këto janë të vërtetat e mëdha që e kanë shndërruar qeverinë në një kukull të komanduar nga kriminelët. Ky është një shqetësim i madh për antimafian dhe organet e inteligjencës botërore. Të vetmit të lumtur janë qeveria dhe Edi Rama.

Para cdo fushate elektorale dhe tensioni politik aktivizohet armata e hashashit dhe kriminelëve për të prodhur para që të blejnë votat.

Shqiptarët duhet të jenë të shqetësuar dhe revoltuar më shumë se kurrë. Kjo batërdi e kultivimit dhe rrëmbimit të Shqipërisë nga droga është kthyer në fatkeqësi. Jemi vendi me përdorimin nga më të lartit të kanabisit. Jo vetëm prodhohet, jo vetëm kultivohet por edhe përdoret brenda vendit. Uzurpimi i shtetit nga trafikantët duhet të marrë fund.  Europa e dha alarmin. Mediat ndërkombëtare e dhanë alarmin.

Mediat fqinje duhet t’i jemi mirënjohëse. Edhe media shqiptare duhet të dalë në terren dhe të çlirohet nga kapja e tij”, shprehet Petrit Vasili.