Presidenti Begaj pret në takim raportuesin për Shqipërinë në PE, Andreas Schieder

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti këtë të mërkurë, më 28 janar, Andreas Schieder, raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Evropian.

Ky takim u zhvillua në kuadër të misionit faktmbledhës përpara prezantimit të draft-raportit në Komisionin për Punët e Jashtme të Parlamentit Evropian.

Sigal

Gjatë këtij takimi kreu i Shtetit shprehu mirënjohje për angazhimin e vazhdueshëm dhe mbështetjen e qëndrueshme të Parlamentit Evropian ndaj procesit të zgjerimit, duke e cilësuar atë thelbësor për ruajtjen e besueshmërisë dhe momentumin e integrimit të Shqipërisë.

“Përshëndeta mbështetjen e vazhdueshme të Parlamentit Europian për zgjerimin dhe shpreha besimin se rezoluta e ardhshme do të pasqyrojë në mënyrë objektive si progresin ashtu edhe sfidat, në frymën e angazhimit të palëkundur të Shqipërisë ndaj vlerave europiane.”, shkruan presidenti në një postim në X.