Mesazhi ngushëllues i Bashës për Aleksandër Lalon: “Tingujt e harresës” nuk do të luhen kurrë për ty

582
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka shkruar në Facebook një status ngushëllues për ndarjen nga jeta të kompozitorit të njohur Aleksandër Lalo.
“Arti humbi kompozitorin që krijoi çdo tingull me dëshirë dhe pasion. Ne humbëm mjeshtrin virtuoz me muzikën e të cilit u rritën dhe u dashuruan brezat për disa dekada,” shkruan Basha në rrjetin social.
Statusi i plotë
Një lamtumirë e parakohshme për Mjeshtrin e tingujve Aleksander Lalo.
Arti humbi kompozitorin që krijoi çdo tingull me dëshirë dhe pasion.
Artistët humbën avokatin kurajoz të të drejtave të tyre.
Ne humbëm mjeshtrin virtuoz me muzikën e të cilit u rritën dhe u dashuruan brezat për disa dekada.
Lamtumirë Maestro! “Tingujt e harresës” nuk do të luhen kurrë për ty!
Miq, të afërm dhe kolegë po zhvillojnë homazhe në nder të kompozitorit të njohur Aleksandër Lalo i cili u nda nga jeta një ditë më parë në moshën 68-vjecare. Homazhet po zhvillohen në hollin e RTSH dhe kanë nisur në orën 11;00. Në orën 13:00 Aleksandër Lalo do të përcillet për në banesën e fundit.
Aleksandër Lalo ndërroi jetë papritur pas një arresti kardiak. Ai kishte marrë titullin ‘Mjeshtër i madh’ nga presidenti dhe është autor i këngëve të muzikës së lehtë dhe të filmave.


Sigal