Kërkesa për shkarkimin, Vasili: Rilindasi Edi Rama kundër socialistit Arben Malaj

488
Sigal

Pas polemikave në kampin e politikës dhe kërcënimeve për shkarkimin e Aeben Malajt nga deputetë socialsitë ka reaguar nënkryetari i LSI Petrit Vasili i cili në një  shenim në facebook shkruan se “Rilindasi Edi Rama del kundër socialistit Arben Malaj”!?

Ja postimi i tij i plotë:

Rilindasi Edi Rama kunder socialistit Arben Malaj!?

Ne 1992 Edi Rama kërkonte daljen jashtë ligjit të Partisë Socialiste dhe thoshte:
“Për sa kohë PS-ja nuk ka bërë denoncimin e plotë të origjinës dhe historisë së saj, ajo s’mund ta ketë të drejtën për të qenë një parti e ligjshme”.

Arben Malaj ishte pjesë dhe sakrifikonte për Partinë Socialiste në kohë shumë të vështira dhe kur PS luftonte për mbijetesën dhe po në atë kohë që Rama kërkonte daljen jashtë ligjit të PS.

Sot rilindasi shkollëpak Edi Rama paturpësisht kërkon shkarkimin e socialistit Arben Malaj njëherazi profesionist i klasit të parë.

Çfarë turpi për çdo socialist, që hesht dhe çfarë faqe të zezë për ata që firmosin për shkarkimin e tij.

Image