Mesazhi i koduar i Ramës, kryeministri lë të hapur mundësinë: Reforma në Drejtësi mund të ndryshojë

537
Sigal

Kryeministri Edi Rama, edhe pse në letrat e përditshme që tashmë i dërgon Lulzim Bashës, bën “Të fortin e pushtetit”, që është ai që përcakton rregullat e lojës politike, e ka të qartë se as reforma në Drejtësi që zbaton i vetëm pa konsensusin e opozitës, nuk mund të qëndrojë dot si ngrehinë në këmbë. Kryeministri Rama, dje, në letrën e gjashtë dha mesazhe të koduara se është i gatshëm edhe të negociojë ndryshimin e reformës në drejtësi, mjafton që të luajë rolin e aktorit të negociatave. Por në pikën e fundit, të letrës së gjashtë, atë të reformës në drejtësi duket sikur kryeministri Rama i ka dërguar një mesazh të koduar kundërshtarit të tij politik. Ndër rreshta nënkuptohet se reforma në drejtësi mund të ndryshojë. “Vettingu dhe Reforma në Drejtësi do të vijojnë pa asnjë lëkundje, asnjë ndalesë dhe asnjë rishikim, për sa kohë koha nuk do të sjellë nevojën për ndërhyrje të mundshme në korpusin ligjor të drejtësisë dhe vetëm me konsensusin e partnerëve tanë ndërkombëtarë,”-shkroi Rama.