Ernesto Valverde drejt shkarkimit, Barcelona njofton sot vendimin

422
Sigal

Barcelona nuk do të presë më shumë për të shkarkuar trajnerin Ernesto Valverde. Numri një i stolit do të largohet sot sipas medieve spanjolle.

Drejtuesit nuk kanë më besim tek ai dhe humbja në finalen e Kupës së Spanjës ndaj Valencias i vendosi kapak çdo diskutimi. Trofeu i dytë për nga rëndësia mund ta shpëtonte atë, por tani duket se nuk ka më asnjë shans.

Valverde e ka marrë lajmin, ndërsa Barcelona pritet ta bëjë zyrtare. Eliminimi nga Liverpooli në Champions League dhe humbja e finales së Kupës janë shumë për katalanasit.