Merret vendimi/ Bujar Leskaj shpallet drejtues politik i PD-së, Vlorë

574
Sigal

Zyra e shtypit të PD-së Vlorë, bën të ditur së ditën e sotme Bujar Leskaj  është emëruar si drejtuesi politik i qarkut, Vlorë.

Shpalljen e tij si drejtues politik e bëri Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

“Nën drejtimin e drejtuesit politik të qarkut u zhvilluan brenda një periudhe dhjetëditore takime me bordet që funksionojnë pranë Partisë Demokratike: me bordin e Arsimit Parauniversitar, bordin e Pushtetit Vendor dhe Administratës Publike, me bordin e Infrastrukturës dhe Transportit, me bordin e Turizmit, me të përndjekurit politikë, bordin e Sipërmarrësve e biznesit, me bordin e Çështjeve Sociale, etj. Të gjitha kanë qenë nga ato takime që gjenerojnë ide, forcë, besim dhe optimizëm për ndryshimin!”,- bëhet e ditur në deklaratën e zyrës së shtypit.

 

Deklarata e plotë :

Takime të shumta që gjenerojnë ide, besim dhe optimizëm për ndryshimin!

  1. Bujar Leskaj është i pari drejtues politik i një qarku të vështirë që u shpall nga kryetari i Partisë Demokratike, z. Lulzim Basha.

Vetëm brenda muajit dhjetor Bujar Leskaj ka arritur të mobilizojë e të rigjallërojë strukturat e degëve të Partisë Demokratike në Vlorë, Sarandë e Delvinë.

Muajin e fundit të vitit, zoti Leskaj u takua me 33 nga 33 seksione në qytetin e Vlorës, 18 nga 18 seksione në Sarandë, 6 nga 6 seksione në Selenicë, 4 nga 4 seksione në Delvinë 2 nga 3 seksione në Himarë.

Dhe jo vetëm kaq. Takime pune u zhvilluan me degët e FRPD, LDG në qarkun e Vlorës, intelektualë, qytetarë të thjeshtë, miq, anëtarë e simpatizantë të PD.

Në një periudhë të shkurtër prej dhjetë ditësh, nga data 4 deri në 15 janar 2021, zoti Leskaj arriti të kryente takime të shumta jo vetëm në Vlorë e fshatra, por edhe në Sarandë e Delvinë ku u festua edhe 30 vjetori i krijimit të Partisë Demokratike; pati takime me FRPD në Ksamil; zhvilloi takime pune në Borsh e më tej.

Zoti Leskaj zhvilloi takime edhe në shumë fshatra të Vlorës, në Velçë, Bashaj, Kotë, etj, por edhe në disa lagje të qytetit, ku takimi i fundit ishte në lagjen “15 Tetori”, ose siç njihet ndryshe, lagjen Karabash.

Nën drejtimin e drejtuesit politik të qarkut u zhvilluan brenda një periudhe dhjetëditore takime me bordet që funksionojnë pranë Partisë Demokratike: me bordin e Arsimit Parauniversitar, bordin e Pushtetit Vendor dhe Administratës Publike, me bordin e Infrastrukturës dhe Transportit, me bordin e Turizmit, me të përndjekurit politikë, bordin e Sipërmarrësve e biznesit, me bordin e Çështjeve Sociale, etj.

Të gjitha kanë qenë nga ato takime që gjenerojnë ide, forcë, besim dhe optimizëm për ndryshimin!

Produkt i këtyre takimeve kanë qenë edhe tre konferenca për shtyp, për arsimin, për shkeljet nga ana e qeverisë dhe tjetërsimin e paligjshëm të pronave në Orikum e Radhimë, dhe për projektin qeveritar për Sheshin e Flamurit, projekt që tjetërson Sheshin e Pavarësisë së kombit për shqiptarët.

Brenda një periudhe të shkurtër u arrit të ngrihen zyrat e shtabit elektoral të PD në Vlorë dhe  Orikum.

Puna e tij do të vazhdojë e strukturuar, metodike, në takime kokë më kokë, por edhe të zgjeruara në ditët që vijnë.

Gjithashtu, zoti Leskaj do të ketë në ditët në vijim takime online me të rinj e të reja, studentë e pedagogë, intelektualë, artistë të Vlorës, Sarandës e Delvinës.