Ngjarje e rëndë në Tiranë, 54 – vjeçarja bie aksidentalisht nga lartësia, niset direkt për në urgjencë

254
Sigal

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Tiranë, ku një grua ka rënë aksidentalisht nga lartësia.

Me një njoftim për mediat, policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:50, në rrugën “Sinan Tafaj”, ndërsa 54-vjeçarja me inicialet M.Xh, është dërguar me urgjencë në spital.

Policia nuk bën me dije rrethanat e kësaj ngjarje, ndërsa vijojnë hetimet.

Njoftimi i policisë :

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 17.01.2021, rreth orës 19:50, në rrugën “Sinan Tafaj”, aksidentalisht ka rënë nga lartësia shtetasja M. Xh, 54 vjeçe, e cila po dërgohet në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.