Formacionet zyrtare/ “Beteja” Inter – Juventus fillon pas 1 ore

237
Sigal

Janë publikuar formacionet e sfidës më të madhe të futbollit italian, Inter-Juventus e cila luhet në orën 20:45.

Konte duket të ketë gjetur vendosjen perfekte në mesfushë që nis mbi të gjitha nga Brozoviç, Barela dhe Vidal. Së pari nga kroati, i rikthyer nga trajneri zikaltër në rolin e “regjisorit” në skemën 3-5-2.  Ndërkohë Pirlo në krahun tjetër i ka besuar mesfushën treshes Rabiot-Bentakur-Ramesj, që do të ndihmohen nga krahët nga Kieza dhe Frabota.

“Derbi i Italisë” do të ofrojë shumë duele, por ai mes Lukakut dhe Ronaldos shkon përtej kujtdo tjetri. Sa të ndryshëm, aq edhe të ngjashëm në vazhdimësinë e shënimit të golit, belgu i zikaltërve ashtu sikurse portugezi i bardhezinjve nuk janë më kot edhe dy më të paguarit e skuadrave respektive, ndonëse paga e Ronaldos është thjesht monstruoze (31 milionë euro në sezon), e pakrahasueshme me askënd tjetër, duke qenë se është sa 4-fishi i asaj të Lukakut (7.5 milionë në sezon).

Formacionet zyrtare :
Inter: Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Hakimi, Barella, Brozovic, Vidal, Young; Lukaku, Lautaro Martinez.

Juventus: Szczesny; Danilo, Bonuçi, Chiellini, Frabotta; Chiesa, Rabiot, Bentancur, Ramsey; Morata, Ronaldo.