Fier/ E reja me probleme mendore plagos me thikë babanë dhe vëllain

187
Sigal

Policia arrestoi një 30-vjeçare me probleme të shëndetit mendor në Drenovë të Mallakastrës pasi plagosi me thikë babanë dhe vëllain e saj.

Në datë 06.02.2021, rreth orës 22:00, në fshatin Drenovë, Mallakastër, në banesë, shtetasja E. H (e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor), për motive të dobëta ka goditur me një mjet prerës (thikë), babain e saj, shtetasin F. H., 60 vjeç dhe vëllain, shtetasin N. H., 27 vjeç, të cilët ndodhen në spitalin Rajonal Fier, nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dhunë në familje”.” – njoftoi policia.