Media e madhe amerikane: DASH e pranon, vendimi për Berishën u bazua mbi raporte OJF-sh

512
Sigal

Portali i madh konservator, Free Beacon, me qendër në Uashington, ka publikuar një intervistë me kongresmenin republikan, Lee Zeldin, që thekson se sanksionet për Sali Berishën ishin një hakmarrje për mbështetjen e tij ndaj republikanëve dhe ish-presidentëve Bush.

Më tej ai thekson se sanksionet janë një hakmarrje e miliarderit George Soros, një donator i madh i Partisë Demokratike në SHBA, pasi Sali Berisha është një kritik i zëshëm i tij.

Edhe pse prej muajsh po kërkon transparencë për vendimin, duke kërkuar fakte dhe prova, kongresmeni Lee Zeldin thotë se sjellja e DASH është e dyshimtë.

Ai shton se pavarësisht kërkesave zyrtare, DASH po pengon transparencën dhe punën e Kongresit, që e ka për detyrim të kontrollojë degën ekzekutive.

Por edhe vetë portali Free Beacon thotë se ka kërkuar nga DASH informacione për vendimin e marrë për Sali Berishës. Edhe në këtë rast, DASH ka zgjedhur të heshtë.

Jo vetëm kaq, por një zëdhënës i DASH ka deklaruar se vendimi për Berishën është marrë bazuar te raportet e Organizatave Jofitimprurëse.

“Zyrtari i Departamentit të Shtetit citoi raporte nga OJF-të lokale, rajonale dhe ndërkombëtare se Berisha përdori pozicionin e tij drejtues për të pasuruar familjen dhe miqtë e tij,” shkruan Free Beacon.

Më tej, portali shkruan se Sali Berisha pretendon se OJF-të ku mbështetet DASH janë pjesë e një rrjeti të gjerë filantropik të Soros, që bëjnë punën politike të miliarderit.

Kujtojmë se gazetari i njohur amerikan, Matt Palumbo ka shkruar se raportimet e OJF-ve vijnë nga ish-partnerja e Edi Ramës, Dalina Fico.