Koronavirusi bllokoi ekonominë/ Fasoneria: Mbyllja e fabrikave në Kinë, ka ndërprerë lëndën e parë, në Itali s’ka shitje

386
Sigal

Edhe pse Shqipëria nuk ka regjistruar asnjë rast të konfirmuar me koronavirus, ekonomia shqiptare ka filluar të ndjejë pasojat e para bllokuese të epidemisë.

Bizneset e fasonit thonë se mbyllja e fabrikave në Kinë, ka ndërprerë furnizimin e industrisë me lëndë të parë.

Por vështirësia për të siguruar lëndën e parë është vetëm njëra nga pasojat. Goditja më e madhe për industrinë shqiptare të fasonit është bllokimi i shitjeve në Itali, tregut kryesor ku shkojnë produktet shqiptare.

Veshjet dhe këpucët janë grupi më I madh I eksporteve në Shqipëri. paralelisht kjo industri është një nga punëdhënësit më të mëdhenj në vend. Situata e krijuar nga shpërthimi I epidemisë së koronavirusit, ka filluar sakaq të dëmtojë ekonominë shqiptare.

Por nëse epidemia do të zgjasë më shumë, atëherë efektet në ekonomi do të jenë edhe më të rënda, duke u shtrirë jo vetëm në industrinë përpunuese, por edhe atë të turizmit, dy burimet kryesore të valutës që hyn në vend.