Kryemadhi: Inceneratorët ‘sponsorizuan’ bojkotin e zgjedhjeve lokale

264
Sigal

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka deklaruar se inceneratorët ishin shkaku që opozita bojkotoi zgjedhjet lokale.

Në një intervistë për ‘Radar Informativ’ me Jonida Shehun, Kryemadhi e drejtoi pyetjen për SPAK dhe klasën politike.

“A janë inceneratorët sponsorizuesit kryesor të bojkotit të zgjedhjeve lokale? Po ia bëj pyetjen edhe SPAK, edhe klasës politike. Rezulton që inceneratorët kanë qenë sponsorizues për ta nxitur opozitën drejt bojkotit të zgjedhjeve lokale”, deklaroi Kryemadhi.

“Sot mund të më thoni cili do të jetë momenti kur të thirret Erion Veliaj, kur të jetë i shkarkuar nga Rama? Më thoni një bashki që ka marrë këtë vendim. Shkel hapur ligjin për qeverisjen vendore. Ju duket normale kjo gjë që ka bërë Erion Veliaj, se janë bërë dhe shumë gjëra të tjera,” shtoi kryetarja e LSI më tej.

E pyetur nëse inceneratorët kanë paguar kryetari e PD për të ndenjur jashtë zgjedhjeve, Kryemadhi tha: “Unë nuk pretendoj që të ketë faturë me NIPT dhe numër serie. Por SPAK është…kam përshtypjen se ka aq dokumente, që ia ka vënë në dispozicion LSI”.