Makina merr flakë në ecje në Fier, policia jep detajet

33
Sigal

Një makinë ka marrë flakë në ecje në lagjen “1 Maji” në Fier. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30 të pasdites së sotme. Sipas policisë zjarri dyshohet se ka rënë si pasojë e një defekti në motor.

“Sot rreth orës 15:30, në lagjen “1 Maj”, në ecje e sipër ka marrë flakë mjeti tip “Honday”, në pronësi të shtetasit M. A., ku është djegur pjesa e përparme e tij.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në motor.

Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimi zjarrfikës dhe ato policore, të cilat bënë të mundur fikjen e zjarrit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje”, njofton policia.