Emrat/ Sherri në Skrapar, qëlloi dy të rinjtë me thikë dhe u arratis, kush është 33-vjeçari që po kërkohet nga policia

34
Sigal

Policia e Skraparit dhe Beratit është vënë në kërkim të autorit të plagosjes me thikë të dy të rinjve, ngjarje e ndodhur në mesditë.

Sipas informacioneve zyrtare, dy personat që kanë mbetur të plagosur janë Endrin Myftari, 22 vjeç dhe Albi Çela, 20 vjeç, ndërsa autori i plagosjes Xhoni Memollari, 33 vjeç.

Sherri nisi fillimisht në pazarin e qytetit, me fjalë ofenduese dhe më pas me grushte e thika.

Dy të rinjtë e plagosur janë nisur me ambulancë në drejtim të spitalit Tiranë për mjekim me të specializuar. Grupi hetimor po kryen veprimet, dhe po punohet për kapjen e autorit të ngjarjes.