“Të gjitha sondazhet janë të blera nga Rama, opozita ka mbi 90 mandate! Vlora do t’ja bëjë fora”

187
Sigal

Presidenti Ilir Meta deklaroi sot se sondazhet që dalin në media, të gjitha pa përjashtim janë të blera nga kryeministri Edi Rama. Kreu i shtetit hotë se opozita ka mbi 90 mandate dhe se ai vetë do të sigurojë që votat të ruhen. Meta foli për skandalin e patronazhistëve dhe deklaroi se edhe njerëzit e drejtësisë janë ruajtur dhe janë shënuar edhe të dashurat e tyre.

Pjesë nga fjala e Ilir Metës:

Të gjitha sondazhet janë të blera nga Edi Rama. Opozita ka mbi 90 mandate, po deshi opozita të shesë mandatet, ta bëjë, por nuk e lë Ilir Meta. Dhe Vlora do t’ja bëjë fora. Aty do të jem, do ti verifikoj një për një komisionerët të paktën të opozitës. Ata që kanë ndonjë shqetësim besoj se u qartësuan. Larg nga jeta intime, larg nga jeta private e qytetarëve. U prek ai kur i dolën fotot, unë i pari i dola në mbrojtje. Të dalë patronazhisti të thotë filan gjyqtar e filan prokurore ka të dashur këtë e atë, kjo nuk shkon.

Do të nxjerr faktet sesi merren peng persona nga opozita, gjoja për të bërë opozitë. Shqipëria e shqiptarëve, do të ftoj edhe trupën diplomatike për ta njohur me disa fakte skandaloze. Ne e dimë çfarë ndodhi nga mosveprimi i prokurorisë nga Dibra dhe Shijaku në 2017, e dimë çfarë ndodhi nga zvarritja e hetimeve dhe është një përgjegjësi historike e drejtësisë.