Ballkani i hapur/ Mbështetja e Varhelyi nuk është qëndrim zyrtar i BE

218
Sigal

Në tryezën e sotme për Ballkanin e Hapur, i ftuar në një lidhje video ishte edhe Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi.

Kryeministri Edi Rama iu lut atij që të deklaronte se e mbështet nismën kontroverse, ku nuk marrin pjesë tre vende.

Varhelyi devijoi mes rreshtave, por diku e lëshoi një fjali që ai e mbështet këtë nismë.

Komisionari, i cili është akuzuar nga mediat dhe diplomatët se po përkrah autokratët në Ballkan, nuk tha nëse ky është qëndrim zyrtar i Bashkimit Europian.

Por gazetari i njohur i Kohës Ditore, Augustin Palokaj që raporton si korrespondent nga Brukseli prej shumë kohësh, tha se ky nuk është qëndrim zyrtar i BE.

“Edhe pse komisioneri ka shprehur mbështetjen për nismën ‘Ballkani i hapur’, disa diplomatë në Bruksel këtë e shohin si qëndrim të tij personal, e jo si qëndrim formal të Bashkimit Evropian. Në parim BE-ja mbështet të gjitha nismat, të cilat ndihmojnë integrimin rajonal, por me kusht që ato të jenë inkluzive. Përderisa tri shtete refuzojnë që të jenë pjesë e ‘Ballkanit të hapur’, kjo nismë nuk mund të quhet inkluzive pa marrë parasysh se tri shtetet që janë në të kanë përsëritur sot ftesat për të tjerë që të vijnë,” tha Palokaj.