“Marrëveshjet e firmosura me Kosovën”, Rama: Shembull për rajonin

507
Sigal

Pas mbledhjes së dy qeverive në Pejë, ministrat e kabineteve, por jo vetëm kanë hedhur firmat në 8 marrëveshje mes Kosovës dhe Shqipërisë, të cilat do të implementohen në vijim.

Në një konferencën të përbashkët për mediat, shefi i qeverisë shqiptare riktheksoi se mes dy shteteve nuk do të këtë asnjë barrierë penguese.

Marrëveshjet e firmosura janë të natyrave të ndryshme, nga fusha doganore, arsimi, e deri tek patentat dhe shërbimet e telefonisë.

“Nuk do të kemi barriera penguese mes të dyja vendet. Në pikat kufitare duhet të vlejnë dokumentet e njërës palë.

Ky është një hap i madh dhe shembullor dhe ne ia ofrojmë këtë shembull  të gjithë Ballkanit. Këtu sjellë në vëmendje, atë moment që ka sjellë shumë debat  në lidhje  me taksën 100% që ka vënë Kosova nuk është një vendim politik”, tha Rama.

Marrëveshjet e firmosura mes dy kabineteve qeveritare:

1)Njohja reciproket e patentë shoferëve, e firmosur  nga dy ministrat e Infrastrukturës.

2)Marrëveshja doganore dhe në fushën e borxhit publik, ministri Arben Ahmetaj dhe Bedri Hamzaj.

3)Damian Gjinkuri  dhe Valdrin Llukës firmosin marrëveshjen e  heqjes  e Roming.

4)Ministrja Nikolla dhe homologu kosovar nënshkruajnë bashkëpunim në fushën e rinisë.

5)Ministri shëndetësisë së Kosovës Uran Ismajli dhe Ogerta Manastiliu nënshkruajnë marrëveshje në fushën e shëndetësisë.

6) Ministri i Kosovës Vesel Krasniqi dhe Niko Peleshi nënshkruajnë marrëveshjet në fushën e bujqësisë.

7) Krerët e dhomave të tregtisë, firmosin një marrëveshje bilaterave mes Shqipërisë dhe Kosovës.

8) Drejtorët  e Drejtorisë së përgjithshëm të pronësisë industriale i Kosovës dhe Shqipërisë firmosin marrëveshje  bashkëpunimin këtë sferë.