Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot në firmosjen e marrëveshjes midis Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Financave e Ekonomisë me ERNST&Young.
Kreu i qeverisë tha se me ndihmën e këtij ekipi gjermano-amerikan do të luftohet më mirë një fenomen i dëmshëm në Shqipëri siç është krimi ekonomik.
“Eksperienca që do të sjellin partnerët tanë do jetë vlerë e madhe e shtuar. Kjo marrëveshje do të forcojë pozicionin tonë në luftën kundër krimin në tërësi, dhe krimit ekonomik në veçanti,” u shpreh Rama.
“Një ekip i gjerë gjermano-amerikan eskpertësh do të vendoset këtu në Shqipëri e do të punojë me strukturat e hetimit të ministrisë së Financave për të mundësuar çeljen e një procesi pune të përbashkët dhe rritjen e kapaciteteve të këtyre agjencive në goditjen e një fenomeni pasi kemi shënuar disa rezultate të rëndësishme.
Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit kanë arritur rezultat shumë të mirë në lidhje me ngrirjen e aseteve financiare të krimit dhe shifra 5-fish në krahasim me 4 vitet e fundit. Mjafton për të kuptuar sa progres është bërë e sa më shumë akoma mund të bëhet.
Operacioni “Forca e ligjit” është shembull i faktit se përtej punës së përditshme, rutinës së Policisë së Shtetit, adresimi në mënyrë prioritare i një fenomeni problematik për shoqërinë shqiptare, siç është goditja e rrjeteve të krimit të organizuar, kërkon kombinim mes shumë strukturash.
Për nga përmasat dhe rrezja e veprimit, kjo strukturë e re është shumë më e vogël, por për nga synimet është i njëjti model, i bazuar te eksperiecna më e mirë ndërkombëtare dhe tek domosdoshmëria që agjencitë tona të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën. Kur bëhet fjalë për luftën kundër krimit apo korrupsionit, padiskutim që ky problem i trashëguar
Të krijojmë kushtet që të kemi një strukturë ndërveprimi më eficente dhe të kualifikuar”.



















