Denoncimi/ “I afërmi i deputetit të PS i arrestuar për grabitje, po e mbajnë të fshehur çështjen”

724
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari dixhital që thotë se kushëriri i një deputeti të Partisë Socialiste është arrestuar për grabitje shtëpish.

Denoncuesi thotë është djali i xhaxhait të deputetit Jurgist Cyrbja dhe se po bëjnë çmos ta nxjerrin para 72 orëve dhe po e mbajnë të fshehur ngjarjen. Berisha shkruan se maxhoranca kontrollon drejtësinë.

STATUSI I BERISHËS
Qytetari dixhital informon:
Narkoshumica kontrollon drejtësinë!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
“Përshëndetje Doktor po ju bëj me dije se është arrestuar çuni i xhaxhait të deputetit Edmond Cyrbja. Çuni i xhaxhait Jurgist Cyrbja që është deputet i PS. Edmond Cyrbja është arrestuar për grabitje shtëpiash dhe po bëjnë çmos ta nxjerrin se nesër bën 72 orë nga arrestimi i tij dhe po e mbajnë të fshehur si lajm ngaqë është çuni xhait të deputetit nuk shkruan asnjë gazetë apo tv ju lutem bëni verifikimet dhe bëjeni publike këtë rast anonim kuptohet”

berisha fb