Deputeti gjerman jep mbështetjen në Tiranë: Duhet të hapen negociatat me Shqipërinë

593
Sigal

Deputeti gjerman Mark Hauptman, i cili ndodhet në Tiranë, shpreh mbështetjen për hapjen e negociatave për Shqipërinë për anëtarësimin në BE. Pas një takimi me deputetin socialist Taulant Balla, deputeti gjerman tha se Shqipëria ka bërë progres.

Gjatë një konference të përbashkët për mediat, Hauptman tha se brenda Bashkimit Europian ka patur debate sa i takon zgjerimit, por theksoi se hapja e negociatave është një hap i parë, për të vijuar me përmbushjen e detyrimeve.

“Shqipëria ka bërë progres, dhe tani duhet të vijojë me rrugën e reformave. Brenda BE ka patur debate për zgjerimin. Por mendoj se duhet të hapen negociatat me Shqipërinë. Unë mbështet Shqipërinë në rrugën e integrimin europian”, u shpreh deputeti gjerman Mark Hauptman.