Manfred Weber zgjidhet President i PPE me 447 vota

143
Sigal

Politikani gjerman, nga radhët e CSU, Manfred Weber, është zgjedhur kryetar i Partisë Popullore Europiane.

Delegatët në një Kongres dy ditor në Roterdam, votuan për 49-vjeçarin me 447 vota, i cili ishte kandidati i vetëm për të pasuar Donald Tusk. Weber ka udhëhequr grupin e Partisë Popullore Europiane në Parlamentin Europian që nga viti 2014.

Weber do të udhëheqë kështu aleancën e 81 partive anëtare me profile të ndryshme, drejt një uniteti më të madh dhe drejt zgjedhjeve europiane në vitin 2024. Në Parlamentin Europian, familja e Partisë Popullore Europiane, zë një të katërtën e vendeve.

Partitë anëtare të PPE janë në krye të shtetit ose qeverive në shtatë nga 27 vendet anëtare të BE.

Në shtator, ëeber hoqi dorë nga kandidimi për postin e Presidentit të Parlamentit Europian dhe deklaroi se donte të kryesonte PPE.

Për zgjedhjen e ëeber në krye të PPE, votoi edhe delegatja e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Albana Vokshi.