Vllaznia-Laçi/ Shkodranët në delir, Adili gjen golin e avantazhit në shtesë (VIDEO)

Vllaznia ka marrë avantazhin për herë të parë në finalen e Kupës së Shqipërisë ndaj Laçit dhe këtë gjë e ka bërë në kohën shtesë.

Me kohën e rregullt që u mbyll në barazim 1-1, ishte Adili ai që përmbysi shifrat teksa shënoi në minutën e 95-të.

NOA

Sulmuesi merr topin në gjysmëfushë dhe nga më shumë se 30 metra lëshon një predhë të pakapshme për Dajsinanin.