Sulmuesi gjerman vendos të largohet nga Chelsea, Arsenali i interesuar

107
Sigal

Kai Havertz e ka vendosur të largohet nga Chelsea, por jo edhe nga Londra.

Sulmuesi gjerman ka tre vite që është pjesë e londinezëve, por ai nuk bën pjesë në planet e Mauricio Pochettinos dhe do të largohet nga Stamford Bridges.

Arsenali është skuadra më e interesuar për lojtarin gjerman dhe Topçinjtë tanimë kanë gjetur marrëveshje me lojtarin.

Fabrizio Romano ka njoftuar se Havertz është pajtuar me të gjitha kushtet personale me Arsenalin dhe dëshira e tij është t’i bashkohet skuadrës së udhëhequr nga Mikel Arteta.

Megjithatë oferta e parë e Arsenalit prej rreth 55 milionë eurove është refuzuar nga Chelsea që synon të fitoj më shumë nga largimi i gjermanit.

Gjithnjë sipas Romanos, Arseal këtë javë do të dorëzojë një ofertë të dytë në drejtim të rivalit lokal, ofertë që do të jetë e përmirësuar.

Chelsea nga ana tjetër synon që të fitojë mbi 70 milionë euro nga shitja e reprezentuesit gjerman, për të cilin në garë janë edhe Bayern Munich dhe Real Madrid.

Havertz këtë edicion ka zhvilluar 47 ndeshje zyrtare, ku ka realizuar nëntë gola dhe ka asistuar në një tjetër.