Lulzim Basha: Koalicion vlerash që t’i kundërvihemi aleancës së krimit

453
Sigal

Lideri demokrat fton shqiptarët t’i bashkohen kauzës së
opozitës

 Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka deklaruar dje
se duhet të ndërtojmë një koalicion të madh vlerash dhe ti kundërvihemi
regjimit të drogës. Në një deklaratë për mediat, kryetari i PD-së Basha, u
shpreh se “Edi Rama nuk ia ka dalë dot të mbyllë gojën e opozitës. E dimë
presionin e jashtëzakonshëm të ushtruar mbi mediat duke u munduar me të gjitha
format që të mbyllë ekranët nga lajmet që demaskojnë këtë problem të shoqërisë
tonë. Por problemi i kapërcen kufinjtë e Shqipërisë dhe tashmë këtë nuk e
fshehin dot dhe mediat ndërkombëtare qe flasin për shtrirjen e drogës në
Shqipëri”. Të gjithë shqiptarët janë të vetëdijshëm pse nuk zbatohet ligji i
dekriminalizimit, por unë kam një thirrje, tha Basha, duke vijuar se “Përballë
aleancës së krimit që rrezikon të kape dhe prishe zgjedhjet e ardhshme, të
ndërtojmë një kooalicion të madh vlerash që t’i kundëvihemi me vlerat e guximit
tonë. Së pari pa dekriminalizimin e Shqipërisë, pa zbatimin e ligjit të
dekriminalizimit nuk do të ketë paqe. Së dyti të bëjmë të mundur që mes
bashkimit tonë politikë të përballen me drejtësin të gjithë shkelësit e
ligjit”.

Basha: Rama ka tre vite që e drejton vendin me krimin

Kryetari i Partisë Demokratike (PD), Lulzim Basha reagoi të
mërkurën ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama gjatë një takimi me
struktura të Policisë së Shtetit, ku mes tjerash u shpreh se në radhët e
policisë ka edhe efektivë “që e tradhtojnë uniformën dhe sot duhet të ishin në
burg”. “Kur pranoi sot se ka policë që duhet të ishin në burg, nuk e tha pse
nuk janë burg: sepse i duhen për të ruajtur drogën e miqve të tij. Prandaj i
mori nga burgu ata që policët e ndershëm i kishin futur aty dhe ua vuri mbi
kokë si “shefa”. Opozita ka 3 vite që lufton me krimin, ndërsa Edi Rama ka 3
vite që drejton vendin me krimin”, shprehet mes të tjerash kryetari i PD-së, në
një postim në rrjetet sociale.