Lefter Maliqi: Ramush Haradinaj ka nevojë për vlerësimin, miqësinë dhe mirënjohjen tonë

569
Sigal

Deputeti Lefter Maliqi, përmes një postimi në facebook, thotë se Ramush Haradinaj ka nevojë për vlerësimin, miqësinë dhe mirënjohjen tonë. Teksa ka shpërndarë fotot nga takimi i sotëm mes Haradinajt dhe Presidentit Ilir Meta, thotë se:

“Vlerësimi, besnikëria, miqësia, mirënjohja njihet në ditë të vështira. Ramushi ditët më të vështira i kaloj në luftën për çlirimin e Kosovës, këto sfida për herë të 3-të në Hagë janë motivim për liderin e Kosovës për të ecur i sigurt drejt sfidave për një Kosovë në BE. Jemi me Haradinajn moralisht dhe fizikisht”.