Dorëheqja e Renzit, Blushi: “Europa nuk na ndihmon dot, nëse nuk ndihmojmë veten, duhet t’i zgjidhim vet punët tona”

399
Sigal

“Europa nuk na ndihmon dot nëse nuk ndihmojmë veten”, mendon kreu i partisë LIBRA, Ben Blushi. Në një status të postuar në faqen e tij zyrtare në Facebook, Blushi reagoi pas dorëheqjes së Matteo Renzi-t si kryeministër i Italisë.

Sipas tij, thënia “Jo” e referendumit për reformën kushtetuese në Itali do dëbësojë edhe më shumë eurozonën. Në postimin e tij Ben Blushi bën thirrje që vendi ynë t’i zgjidhë vetë punët e veta.

“Italia dhe Europa do mbeten sërish në pasiguri dhe mjegull. Referendumi për kufizimin e kopetencave kushtetuese të Senatit u rrëzua nga afro 60 për qind te votuesve, duke marrë me vete Qeverinë e Matteo Renzit. Ky kaos politik do ta dobësojë edhe më shumë eurozonën si dhe entuziazmin për zgjerimin e Bashkimit Europian. Ka ardhur koha të mendojmë për ti zgjidhur vetë punët tona. Europa nuk na ndihmon dot nëse nuk ndihmojmë veten. A mund të të ngrohë dielli nesë jeton në bodrum? Natyrisht që jo. Errësira jonë është made in Albania, por pesimizmi ynë është made in Europe. Sa për referendumin e djeshëm në Itali. Rrezultati ishte një votë kundër Qeverisë, megjithatë edhe unë do votoja me kënaqësi që parlamenti i Shqiperisë të kishte vetëm 100 deputetë. Në një sallë me 100 njerëz ka më pak vend për të pashkolluar anonimë dhe banditë se në 140” shkruan Blushi