Presidenti Ilir Meta: Ramush Haradinaj, krenar për ty, je frymëzim

567
Sigal

Presidenti i Republikës, Ilir Meta është takuar në Prishtinë me kryeministrin e dorëhequr të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Lajmi bëhet i ditur nga vetë politikanët në fjalë përmes postimeve në Facebook.

Pas Haradinajt, që e lajmëroi i pari takimin, vjen edhe reagimi i presidentit Ilir Meta.

“Krenar për Ramush Haradinajn dhe i bindur në pafajësinë e tij! Nuk ka pabesi dhe presion që e thyen Burrin e Shtetit dhe Heroin e Kombit! Nga sot të gjithë duhet të flemë më pak, të shqetësohemi më shumë dhe të bashkohemi më fort që Kosova dhe rajoni ynë të jenë të pacenuar në paqen dhe sigurinë tonë, si dhe në të ardhmen europiane”, shkruan Meta.

Meta ishte ndër të parët politikanë që reagoi pas dorëheqjes, duke besuar në pafajësinë e Haradinajt.

Image may contain: 3 people, people smiling, close-up