Luan Rama akuzon qeverinë: Hoqët nga rimbursimi ‘barnat e jetës’, shkarkimi i Hajdarmatajt anti-ligjor

489
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, deputeti i LSI Luan Rama ka hedhur akuza në drejtim të qeverisë, teksa e quajtur qeverisja e mashtrimit dhe krimit. Luan Rama tha se qeveria ka hequr nga rimbursimi ilaçet jetike. Në lidhje me shkarkimin e kryeprokurorit të Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj, Luan Rama tha se veprimi i Arta Markut ishte anti-ligjor.
“Qeverisja juaj është e tëra mashtim dhe kriminale sepse shkon deri atje makutëria që heq edhe barnat e rimbursuara për ata që janë në zgrib të jetës. Është anti-popullare dhe kriminale sepse për trupin tonë ne kemi miratuar një ligj që është dekiminalimzimi i vetvetes. Por kush i solli kriminelët në Kuvend. Kush i futi në lista? Unë e quaj të dhimbshëm dhe të rëndë atë që kërkonte artisti Luftar Paja në televizion dje. Do ja kisha thënë Luftarit që nuk ka shëndetësi falas. Ja kam thënë edhe prindërve të mi që votojnë PS. Kriminale është edhe raporti i CIA-s. Ligji nuk ja jep këtë autoritet prokurores së Përgjishme për të shkarkuar kryeprokurorin e Krimeve të Rënda Besim Hajdaramataj”- tha Luan Rama.
Sigal