Caktohen drejtuesit e rinj të PS-së në Shkodër, Vlorë dhe Kukës (EMRAT)

138
Sigal

Ka përfunduar mbledhja e zhvilluar këtë të Martë nga Kryesia e Partisë Socialiste. Në vendimet e marra, mësohet se në qarqet Shkodër, Vlorë dhe Kukës ka ndryshime të drejtuesve politikë.

Burime bëjnë me dije, se në Vlorë ikën Arben Ahmetaj dhe në vend të tij do të jetë Blendi Klosi.

Në Kukës ikën Safet Gjici dhe do e zëvendësojë Pandeli Majko, ndërsa në Shkodër ikën Edona Bilali dhe do të jetë Elisa Spiropali.

I pyetur nga gazetarët pas mbledhjes së kryesisë Rama tha se PS është një skuadër dhe secili nga lojtarët ka pozicionin e vet.

Nuk flasim për emrat. PS është një skuadër dhe secili lojtar ka pozicionin e vet. Në rast se do të luanin të gjithë në të njëjtin pozicion, atëherë nuk do të ishte më skuadër. Ne jemi në rrugën para fushatës së zgjedhjeve lokale dhe ndryshimet janë normale.