Makina me shpejtësi “skëterrë” përplas policin në Elbasan-Tiranë, ai dërgohet me urgjencë te Trauma

100
Sigal

Një aksidenti i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan- Tiranë. Mësohet se një makinë ka marrë para një punonjës të policisë rrugore.

Polici është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Traumës në kryeqytet.

Sipas burimeve efektivi është përplasur nga një mjet në ecje sapo zbriti nga makina për inspektimin e një aksidenti tjetër.