Gazment Bardhi: Rama dhe Balla e kanë futur Shqipërinë në udhëkryq me blerjen e votës nga krimi i organizuar

254
Sigal

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, I cili në zgjedhjet e fundit ishte edhe drejtues politik në qarkun e Elbasanit, shkruan se ky qark është kthyer në qendër kalimi për opiumin dhe heroinën, ndërkohë që: “Shqipëria në udhëkryq për blerjen e votës nga krimi i organizuar për pushtetin e Ramës dhe Ballës”

‘Me Taulant Ballën me vota të blera nga krimi i organizuar dhe me Edi Ramën në krye, për fat të keq Elbasani dhe Shqipëria ngelen në udhëkryq. Elbasani, cilësohet si qendër kyçe e shkëmbimeve lindje-perendim të opiumit dhe heroinës, sipas raportit të Nismës Globale Kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar. Beteja për zgjedhjet dhe demokracinë ia vlen. Lufta ndaj krimit dhe politikanëve të lidhur me krimin ia vlen. Beteja bëhet për qytetarët dhe për vendin.’