Albin Kurti ‘i përvishet’ Hashim Thaçit: Nuk ka marrëveshje me Serbinë pa më thyer mua!

475
Sigal

Pak para votimit për mocionin për rrëzimin e qeverisë, kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se ka një marrëveshje sekrete mes Hashim Thaçit dhe Vuçiç.

Kurti tha se është gabim të shkohet në Shtëpinë e Bardhë me një marrëveshje të gatshme në tavolinë.

“Doni të godisni këtë qeveri që ka këtë mbështetje kaq të madh. Ne do vazhdojmë të jemi në detyre, unë do jem kryeministër në detyrë, por ju doni të na cënoni, të na vyshkni. Nuk e kam marrëveshjen sekrete, po ta kisha do ta kisha publikuar. Nuk e kam marrëveshjen sekrete Thaçi-Vuçiç. Ju garantoj se ka marrëveshje sekrete.

Është gabim të shkohet në Shtëpinë e Bardhë me një marrëveshje të gatshme në tavolinë. Nuk mund ta nënshkruajnë marrëveshjen pa më thyer mua. Jam njeriu më i votuar ka dy palë zgjedhje. Prandaj nuk u bë marrëveshja në Shtëpinë e Bardhë. Vuçiç i tha Thaçit, trego se je bosi në Kosovë duke e thyer qeverinë”, tha Kurti.

“Nuk hiqet taksa pa reciprocitet, vetëm nëse do populli. Ambasadori Grenell është shumë i vështirë. Kam shumë komunikime me të ku kërkon heqjen e taksës pa reciprocitet”, deklaroi Albin Kurti.