VIDEOLAJM/ Çelja e sezonit turistik në Gjirokastër, Presidneti Meta këngë e valle me banorët

322
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka marrë pjesë në ceremoninë e çeljes së sezonit turistik në Gjirokastër. Meta u prit në sheshin “Çerçizi” nga kryetarja e Bashkisë, Zamira Rami, autoritetet vendore, deputetë dhe qindra banorë.
Presidenti mbolli lule në sheshin kryesor të Gjirokastrës dhe eci në këmbë ku zhvilloi edhe takime me banorë të shumtë në rrugët karakteristike të pazarit të Gjirokastrës.
Kreu i shtetit është pritur me këngë e valle nga qytetarët ku nuk ka nguruar të kërcejë dhe këndojë me ta.
Sigal