LSI propozon ndryshime për koncesionet, Vasili: Rrisin transparencën

488
Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka informuar sot për nismën e kësaj partie për disa ndryshime ligjore për koncesionet. Vasili theksoi se koncesionet, pjesë e rëndësishme e Partneritetit Publik Privat janë të përshëndetura nga LSI kur krijojnë mundësi punësimi dhe rrisin cilësinë e shërbimit. Ai nënvizoi faktin se ndryshimet e propozuara rrisin transparencën.
“Jam këtu në një komunikim për një problematikë sensitive siç ka qenë ajo e koncesioneve. Në vijim të atij qëndrimi konstant dhe racional që nismat e Partneritetit Publik Privat ku koncesionet janë një pjesë e rëndësishme e tyre, janë nisma që flasin për një partneritet të ri me kompanitë private, mbështesim idenë që këto nisma janë të përshëndetura kur krijojnë mundësi punësimi apo rrisin cilësinë e shërbimeve. Synimi i ndryshimeve të propozuara është një synim qëllimmirë që shton dhe rrit dukshëm transparencën, mjeti themelor për çdo nismë, rrit soliditetin ligjor nëpërmjet mekanizmave që tashmë me propozimin e këtij grupi deputetësh janë të vendosur në ligj. Fakt i njohur debati i gjerë lidhur me nismat që kanë të bëjnë me koncesionet”, tha Vasili.
Sigal