LSI përshëndet qëndrimin e PPE-së, Panariti: Çdo diskutim nga partia në pushtet për ndryshime të njëanshme është prishje e konsensusit

271
Sigal

Marrëveshja për reformën zgjedhore duket se ka marrë edhe “bekimin” e Partisë Popullore Europiane (PPE), e cila ka uruar këtë konsensus. Gjithashtu ajo u ka kërkuar palëve që të miratojnë sa më shpejtë këtë draft në mënyrë që të bëhen përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme. Përmes një mesazhi të përcjellë në rrjetin social “Facebook”, eurodeputeti gjerman Michael Gahler i tërhoqi vëmendjen mazhorancës që çdo tentativë për të bërë ndryshime të tjera të njëanshme do të jenë kundër konsensusit.

Lidhur me këtë mesazh ka reaguar edhe lëvizja Socialiste për Integrim, e cila përmes ish-deputetit Edmond Panariti thekson se europarlamentari Gahler foli shkurt, saktë dhe qartë teksa kujtoi se çdo diskutim nga partia në pushtet për ndryshime të njëanëshme është prishje e konsensusit

“Shkurt, saktë dhe qartë!

Presim Miratim dhe Zbatim të menjëhershëm të paketës për reformën zgjedhore, produkt i marrëveshjes të Këshillit Politik!

Çdo diskutim nga partia në pushtet për ndryshime të njëanshme është prishje e konsensusit.

Michael Gahler,

Europarlamentar dhe Zv. President i komisionit të jashtëm të PE”, shprehet Panariti.