“Janë demokratë të thekur”, Berisha publikon bisedën e Dallëndyshe Bicit: Leje ndërtimi për vota në Paskuqan

363
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha denoncon se kandidatja e PS për deputete Dallëndyshe Bici, e cila më herët ka mbajtur postin e Drejtoreshës së IKMT-së ofron leje ndërtimi në këmbim të votave për zgjedhjet e 25 prillit. Berisha publikon një bisedë në WhatsApp, ku sipas tij Bici ofron leje ndërtimi në Paskuqan në këmbim të 24 votave. ‘Leje ndërtimi për vota në Paskuqan!’, shkruan Berisha në Facebook.