Nora Malaj: Gratë dhe puna e papaguar e tyre.

303
Ditën e sotme, kandidatja për deputete e LSI në Tiranë, Nora Malaj ka zhvilluar sot takime me gra dhe të rinj në zonën pranë qendrës ambulatore nr.5, në Njësinë nr.10, në qytetin e Tiranës.
“Të gjitha bizneset në ketë zonë të njësisë 10 , gati 90 për qind , drejtohen nga gratë . Nje pjesë janë pensioniste , me pension minimalist , 90 mijë leke të vjetra ( kuptohet se mbahen nga femijet që janë ne emigracion ) dhe pjesa tjetër që nuk kanē pasur tjetër mundësi dhe kanë hapur nga nje aktivitet minimalistë , për të perfituar nje te ardhur bazike, ndonëse te ardhurat janë shumë te pakta. Teksa flasim e bashkebisedojmë ju  shpjegoj sesa e rëndesishme është qe te njihet puna e papaguar e grave ( puna që bejne   ne shtëpi ) dhe nevoja që kategoria e të gjitha grave duhet ta përfitojnë si pension social”,- u shpreh Malaj me anë të një postimi në rrjetet sociale ku tregoi dhe për mbarëvajtjen e takimit.
Postimi i plotë i saj:
Refleksion pas një dite në terren
Gratë dhe puna e papaguar e tyre.
Dita sot ishte shume e ngarkuar . E nisa me takimin me të rinjtë , të cilët te frymëzojnë e të japin energji . Kafja të shijon dhe te biseda me të rinjtë të prehë mendjen e të lëmon shpirtin . Ata, të ndjekin teksa bisedon dhe ne sytë e tyre ndjen dëshirën për të shpresuar dhe për te qenë pjesë e garës dhe e zgjidhjes së problemit .
Biseda nis per problemet e së perditshmes dhe me pas secili mundet te shohi sesi do te zhvillohet kjo fushatë .
Frika e njerëzve ka filluar të zbehet por ekziston . E teksa ju tregoj per fabulen e eres me diellin , se kush do t’ia hiqte xhaketën kalimtarit te varfër , ju thashë se politika te njerëzit nuk duhet të behet me egërsi , arrogancë , fyerje , përbuzje apo fyerje e ulerim, por me ndjeshmëri, mirëdashësi, buzëqeshje të ngrohtë e zemër të hapur !
Teksa vazhduam ecjen ne rrugën e Durrësit , qytetarët nën maske na buzeqeshnin dhe na pergezonin. Pranoni fletëpalosjet dhe na uronin : Garë të mbarë , Zysha !
Takimin e parë e nisa me zonjat e palodhura te biznesit që janë pranë qendrës ambulatore nr 5 .
Të gjitha bizneset në ketë zonë të njësisë 10 , gati 90 për qind , drejtohen nga gratë . Nje pjesë janë pensioniste , me pension minimalist , 90 mijë leke të vjetra ( kuptohet se mbahen nga femijet që janë ne emigracion ) dhe pjesa tjetër që nuk kanē pasur tjetër mundësi dhe kanë hapur nga nje aktivitet minimalistë , për të perfituar nje te ardhur bazike, ndonëse te ardhurat janë shumë te pakta .
Teksa flasim e bashkebisedojmë ju shpjegoj sesa e rëndesishme është qe te njihet puna e papaguar e grave ( puna që bene ne shtëpi) dhe nevoja që kategoria e të gjitha grave duhet ta përfitojnë si pension social
për ato pensione minimale , që nuk te sigurojnë as buke me djathe ne te gjithe muajin . Biseda vazhdon e ti kupton se gratë dhe vajzat sot gjenden ne rriqethullin e paperfaqësimit, të gjuhes se dhunes , se seksizmit, te margjinalizimit dhe të perdorjes se saj si imazh !
Zonjat folen dhe unë ndjeva se revolta është jo vetem e madhe , por si ortek po levizë fort dhe të gjithë te kutia e votimit do te ndëshkojnë me votë ketë qeverisje që ka krijuar depresionin social, frikën , akthin dhe panikun te qytetarët.
Te gjitha zonjat u shprehën të gatshme të perkrahin e të votojnë projektin tonë per punen e papaguar te grave , per hartimin e ligjit per moshën e tretë dhe per nxitjen e punësimit të grave e vajzave .
Teksa takuam qytetarët, bizneset, te rinjte e te rejat, shitësit ambulatorë , në qender te Tiranës , ti sheh dhe ndjenë se varfëria ekonomike , shpirterore dhe frika kane marr peng jetën tonë !
Per nje gje u ndjemë mirë , qytetarët na pranuan , na lemuan shpirtin dhe na mprehën mendjen ..
Jam e bekuar që kam lindur , jam rritur e po moshohem në ketë qytet që tregon qytetari dhe të degjon e kërkon te degjohet .
“Lirinë nuk ua solla une atë e gjeta në mes tuaj “, – do të thoshte Skenderbeu !
Kete ndjeva sot , kur shperndava programin dhe diskutova me qytetarët e qytetit tim!
Ata nēpërmjet votës ne 25 Prillit do të fitojnë lirinë e tyre , që tashmë ua kanë neperkembur !
Mirënjohje për qytetarinë e qytetit tim
Faleminderit për mbështetjen qytetare që treguat sot !
Sigal