LSI Durrës, Elona Guri: Më 25 prill do t’i kthejmë dinjitetin dhe përmirësojmë standardin e jetesës pensionistëve dhe të gjitha familjeve të thjeshta

896
Sigal

Ditën e sotme, drejtuesja politike e Qarkut Durrës, për LSI, Elona Guri ka takuar pensionistë të qyetit të Durrësit. Guri tha se më 25 prill shqiptarëve do t’i përmirësohen standartet e jetesës.

“Pensionistët në qarkun e Durrësit paguajnë faturat e ujit dhe energjisë elektrike më të lartat në vend. Çmimet e ilaçeve dhe shpenzimet ditore janë të papërballueshme.”,- tha Guri në mesazhin e saj të postuar në rrjetet sociale, ku tregoi disa nga problematikat që hasin pensionistët në vendin tonë.

Mesazhi i saj i plotë:

Pensionistët në qarkun e Durrësit paguajnë faturat e ujit dhe energjisë elektrike më të lartat në vend. Çmimet e ilaçeve dhe shpenzimet ditore janë të papërballueshme.
Më 25 prill do nisim punën t’i kthejmë dinjitetin dhe përmirësojmë standardin e jetesës pensionistëve dhe të gjitha familjeve të thjeshta.
Elona Guri
LSI Durrës
#DurresiShtepiaJuaj
#LSI