Kryemadhi : LSI është faktikisht parti e të rinjve

197
Sigal

Gjatë takimit me të rinjtë e Cërrikut, Kryemadhi foli dhe për rëndësinë që kanë të rinjtë në zhvillimin e një shteti.

Edhe pse këtu sot jemi për efekt “të rregullave të pandemisë” nga frika e takimeve dhe kontakteve , ne kemi takuar pafund njerëz. Na e ka bërë më komode sepse na çon më afër njerëzve por kjo nuk do të thotë që ta lëmë me kaq. Kjo do të thotë që ne do të vazhdojmë, do ta kthejmë në efiçiencë çdo minutë. Unë e thashë, 10 minuta në ditë një miku, një shoku, kërkojini që të votojnë. E rëndësishme është që të votojnë ndryshimin. Se kujt ja japin nuk ka rëndësi. Por unë jam e bindur që të votosh ndryshimin do të thotë të votosh LSI. LSI është faktikisht parti e të rinjve sepse është e vetmja parti që ka prodhuar politikanë të rinj të cilët e kanë filluar që 16 vjeç si gjimnazistë dhe më pas janë rritur dhe sot janë profesorë doktorë. Janë pedagogë në universitete. Janë mjekë, inxhinierë të cilët punojnë në Shqipëri por janë dhe në Amerikë punojnë në institucione kërkimore, shkencore, në Angli etj. Ju si gazetarë që jeni duhet të na sulmoni pak më shumë ne. Ne morëm një vendim shumë të rëndësishëm sepse ne po bëheshim përgjegjësi për kusuret e të tjerëve. Kështu  që kjo ishte një nga gjërat më të mira që bëmë. Pati një kosto shumë të madhe për shqiptarët sepse i lamë në dorë të një njeriu me probleme  shumë të mëdha emocionale dhe me ndjenjë urrejtje ndaj popullit të tij por ndoshta nganjëherë duhen disa ndërhyrje shumë të forta për ta larguar sëmundjen që për mua sëmundja më e madhe e shqiptarëve sot është shpopullimi e cila vjen si rezultat i varfërisë që ka pllakosur te qytetarët.