Zyrtare/ Wayne Rooney tërhiqet nga futbolli

252
Sigal

Wayne Rooney ka njoftuar tërheqjen nga futbolli i luajtur. 35-vjeçari del në pension si golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave si për Manchester United ashtu edhe për Anglinë.

Rooney shërbente si trajner i përkohshëm te Derby  County që nga fundi i Nëntorit, por tani ai është emëruar si trajner me kohë të plotë duke firmosur një kontratë për 2 vite e gjysmë. Vendimi për të emëruar Rooney, është marrë bashkërisht nga pronari aktual i Derby, Mel Morris, dhe pronari i ardhshëm Sheikh Khaled.

Ëayne Rooney shënoi 253 gola në 559 paraqitje për Manchester United dhe ndër të tjera ai fitoi pesë tituj të Premier League, së bashku me një titull të Ligës së Kampionëve në vitin 2008.

Ndërkohë për Anglinë, ai shënoi  53 gola në 120 paraqitje. Rooney e filloi karrierën e tij te Everton dhe u bashkua përsëri me klubin nga United në vitin 2017, para një periudhe të shkurtër në MLS me DC United nga ku iu bashkua Derby-t vitin e kaluar.