Kryemadhi:  Pas 10 ditësh shi Rama doli në ditë me diell për të folur për përmbytjet

178
Sigal

Në vazhdim të takimit me të rinjtë e Cërrikut, Kryemadhi tha se pas 10 ditësh që ka rënë shi pashë Kryeministrin që doli dielli dhe të fliste për çështjen e përmbytjeve sepse mendon që njerëzit e harruan përmbytjen.

Për ne integrimi europian është i rëndësishëm. Ne jemi një vend në mes të Europës por në fakt nuk do të ketë asnjë lloj kuptimi Europa nëse të rinjtë tanë do të largohen nga Shqipëria. Nuk ka asnjë lloj kuptimi të jesh një vend europian kur varfëria është këmbëkryq në familjet shqiptare.  Pas 10 ditësh që ka rënë shi pashë Kryeministrin që doli dielli dhe të fliste për çështjen e përmbytjeve sepse mendon që njerëzit e harruan përmbytjen. Nuk e harrojnë njerëzit përmbytje, as ato familje që janë në Durrës që iu janë shkatërruar shtëpitë deh akoma nuk iu kthehet një përgjigje, se nuk po flasim as për bonos qiraje. Iku koha që qeveria përdorte lëmoshën. Njerëzit e kanë kuptuar që lëmosha nuk është gjë tjerr veçse një fund i hidhur për secilin nga ne. Sot iu drejtohem ju të rinjve që të punoni jo vetëm për veten tuaj por për shokët, që ne të krijojmë hapësira dhe ju ta merrni vetë ta drejtoni. Sot ishte një ditë shumë e bukur me diell dhe edhe pse ishte e ftohtë. Kur shikoja ato fusha të punuara mendoj që çdo është perfekte por kur uleshe pastaj dhe bisedoje me fermerët shikoje sesa sfilitëse kishte qenë për ta gjithë ajo mrekulli natyrore që në fakt kishte brenda atë energji shpirtërore të banorëve të Klosit apo Shalsit, Gostimës të cilët e ndjenin jo vetëm mungesën e përkrahjes së shtetit por ndjenin dhe arrogancën e tyre. Unë jam e bindur që 25 prilli do të ketë pjesëmarrje shumë të madhe. Ne do të organizohemi dhe do të strukturohemi  për të shkuar shtëpi më shtëpi. Është dhe një avantazh që Altini ka punuar në Cërrik dhe ka qenë pjesë e njohjes të gjithë qytetit, dhe aq më shumë qytetit të Cërrikut që ka një zhvillim shumë të mirë kjo në sajë dhe të projekteve që Altini ka bërë kur ka qenë kryetar Bashkie duke pasur dhe qeverinë në kurriz e cila në shumicën e rasteve ja sabotonte projektet por e rëndësishme është që Altini fitonte dhe i çonte përpara.