Lista e barabartë, Blushi zyrtarizon projektin e ri politik më 1 Nëntor

434
Sigal

Deputeti i larguar nga Partia Socialiste, Ben Blushi, ka bërë të ditur se do të shpallë zyrtarisht projektin e tij të ri politik më 1 Nëntor. Përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, Blushi i referohet këtij projekti me emrin “Lista e Barabartë”, për të cilën thotë se fillon në 1 Nëntor në orën 18:00, pranë Akademisë së Arteve në Tiranë. Të ftuar në këtë aktivitet, thotë deputeti, janë “Të gjithë njerëzit e lirë”. Blushi ka bërë të ditur deri më tani se ky projekt politik do t’i përkasë qendrës së spektrit politik dhe do të synojë të mbrojë interesat e shtresës së mesme të shoqërisë.