Berisha denoncon me pamje: Ja zyrat paralele me qendrat e votimit të PS ku drejtohet operacioni i ‘trenit bullgar’

58
Sigal

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për mediat ka bërë akuza të forta ndaj Partisë Socialiste, duke denoncuar me pamje atë që e cilësoi si operacionin e “trenit bullgar”.

Berisha pretendon se në disa qendra paralele të vendosura pranë qendrave të votimit, zyrtarë të lartë të PS-së kanë organizuar dhe drejtuar procesin e blerjes së votave.

Ai publikoi pamje ku, sipas tij, shihen drejtues institucionalë që tentojnë të fshihen dhe largohen me dokumente nga këto ambiente.

Në deklaratën e tij, Berisha akuzoi mazhorancën për manipulim të zgjedhjeve dhe e cilësoi procesin si një farsë elektorale.

Pjesë nga deklarata:

Mercenarë të paguar bëjnë çdo gjë që të justifikojnë dhe t’u servirin shqiptarëve farsën elektorale si proces zgjedhor.
Këta, edhe njëherë, në minimum mercenarë, që nxijnë letra, shkrime, artikuj dhe të tjerë, janë mashtrues kongenitalë dhe falsifikatorë të paskrupullt.
Ata duan të paraqesin, duan të gjejnë në universin e farsës, ishuj në të cilët pretendojnë se ishte paqja në zgjedhje.
Këtu do paraqes pak qendrat paralele elektorale me qendrat e votimit të PS, ku zyrtarë të niveleve të larta, qëndrojnë të fshehur, klandestinë, për të drejtuar operacionin e trenit bullgar dhe paguar votat që blejnë.
Zyra sekrete pa asnjë shenjë elektorale, në të cilën tentojnë të fshihen prapa xhamit.
Ikën me çantën me dokumente.
Kjo, Enkelejda Ymeraj, drejtoreshë qendrore e inovacionit. Me kapuçon se kërkon të maskohet.
Një kriminele me detyra të larta.
Dhe si ia mbathin, shikoni si ikin…
Kjo duket si Kokona, po nuk di nëse është ajo apo ndonjë tjetër. Famozja Kokona.