Drejtori çam i AKU, nis “gjenocidin” ndaj vartësve, spastron ata që nuk zbatojnë skemën e tij korruptive

1052
Sigal

 

Sqaron drejtori i pezulluar, Kreshnik Totaj: Shkak ka qenë zbatimi i ligjit, për të bllokuar një abuzim të rëndë në
kontrollin ushqimor

 

Përparim HALILI

 

Institucioni i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) është përfshirë disa
ditë më parë, nga një skandal i rëndë me autor Drejtorin e Përgjithshëm Dritan
Sejko, i cili nën efektin dhe afshin e psikozës së “sulltanit” të këtij
institucioni si përfaqësues i PDIU, ka nisur shfrenueshëm reprezaljen rrugaçërore
e antiligjore ndaj vartësve të tij kryesorë dhe ndaj zyrtarëve të tjerë në
kupolën qendrore të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), duke e përcjell
hapur këtë terror edhe nëpër drejtoritë rajonale, me kërcënimin se do të bëjë spastrime
të tyre dhe zëvendësime me të besuar të partisë dhe klanit që përfaqëson, skemë
të cilën e ka nisur duke bërë largimet e para me një tip “gjenocidi
administrativ” me përzënie harbutërore nga detyrat dhe nga puna të atyre që nuk
i shkojnë pas avazit, ose që nuk janë skeduar prej tij si pjesë e klanit! Gazeta
“Telegraf’ ka denoncuar faktin që ai ka punësuar në AKU “çetën” e parë të të
besuarve të tij, të cilët janë po si ai me shkolla zanatiçinjsh e me diploma
(siç thuhet) falco! Kemi skandalet me kontrollin ushqimor që ka nisur të bëj
edhe drejtori i ri çam, i emëruar në këtë post të lartë, jo për të rivendosur
dhe garantuar sigurinë ushqimore, por për të mbushur “thasët” për partinë dhe
për veten! Për të përmbushur këtë mision, drejtor-tornitori me diplomë të
dyshimtë për Juridik Elbasani dhe me Master Struge për Marrëdhënie Ndërkombëtare,
ka nisur të mbushë AKU me “jeniçerë’ të sjellë e të emëruar edhe pa DAP në krye
të sektorëve kryesorë që kanë në dorë vazhdimin e korrupsionit në sektorin e
prodhimit dhe tregut ushqimor. Këtë e provon edhe skandali i tij i rëndë e
jashtë çdo etike, bërë me drejtorin e Menaxhimit të Riskut Ushqimor në
Drejtorinë e Përgjithshëm të AKU, zotin Kreshnik Totaj. Çfarë ka ndodhur?  Sipas burimeve të “Telegraf” nga zyrat e AKU,
por edhe sipas një letre-ankesë të bërë prej drejtorit Kreshnik Totaj, ardhur
konfidencialisht në redaksi nga DAP, rezulton se drejtori Sejko ka pezulluar
nga detyra dhe ka kërkuar shkarkimin e drejtorit të Menaxhimit të Riskut
Ushqimor në Drejtorinë e Përgjithshëm të AKU, zotin Kreshnik Totaj, pas një
konflikti brutal të inskenuar e krijuar qëllimisht prej drejtorit Sejko, për
shkak të mos pranimit të shkeljes së ligjit nga drejtorit Totaj. Sipas letrave
dhe mesazheve të ardhura në gazetë, në datën 25 tetor 2016, dy vartës të
drejtorit të menaxhimit të Riskut Ushqimor në AKU, konkretisht Gaz Kodra shef i
sektorit veterinar në AKU qendrore dhe Elda Çuka, inspektore ushqimi, kanë shkuar
në zyrën e drejtorit Totaj për ta njoftuar se janë urdhëruar gojarisht prej
drejtorit të Përgjithshëm të AKU, zotit Sejko, për të shkuar për kontroll në dy
subjekte ushqimore, që sipas informacioneve rezulton se ishin “piketuar” prej
drejtorit Sejko, që të sulmoheshin e kërcënoheshin me gjoba për të paguar
“gjoba” si ato të skenarit të paraardhësit të tij çam Shehu, i cili prej 8
muajsh (ç)drejtori AKU, instaloi korrupsionin gjigant e të shfrenuar  dhe qëllimisht shkatërroi administratën e këtij
shërbimi publik, duke emëruar në shumë poste kryesore “Mon Kukaleshë” që
mbulonin krimin ushqimor dhe mbushin akt-kontrolle fiktive për të mbushur
“torbat” e krerëve të partisë çame (siç deklarojnë bizneset). Drejtori i Menaxhimit
të Riskut, ndaloi dy vartësit e tij të kryenin kontrollin, duke njoftuar drejtorin
Sejko të lëshonte urdhër me shkrim e të protokolluar, mbasi kështu e përcakton
ligji i inspektimit të ushqimit, në rastet kur urdhëron drejtori i përgjithshëm,
por edhe kur lëshohet urdhër kontrolli nga drejtorët, apo shefat e sektorëve!
Pas kësaj kërkese, drejtori Sejko futet dhunshëm në zyrën e drejtorit Totaj,
duke iu drejtuar punonjësve: “Kush iu tha të përfillni këtë, këtu urdhëroj dhe
vendos vetëm unë e askush tjetër, nisuni urgjent në kontroll dhe mos e njihni më
për drejtor këtë person”(sipas ankimimit të drejtuar drejtores së DAP,
Ministrit të Bujqësisë, Kryeministrit dhe për dijeni edhe drejtorit të AKU,
zotit Sejko! Pas këtij qëndrimi brutal, drejtori Totaj i kërkoi me e-mail
drejtorit Sejko, të informonte se në cilët subjekte ishin nisur për kontroll
shefi i sektorit ushqimor të veterinarisë Gaz Kodra dhe inspektorja Elda Çuka,
por nuk morri asnjë sqarim! Kaq ishte “sulmi Sejko” brenda zyrës së vartësit të
tij. Por skandali nuk ndali me kaq. Me një urdhër
të firmosur urgjent, Drejtori i Përgjithshëm i AKU,
zoti Dritan Sejko bëri pezullimin e drejtorit Kreshnik Totaj, duke kërkuar edhe
shkarkimin e tij, referuar me këtë vendim edhe në Drejtorinë e Administratës
Publike. në vijim gazeta “Telegraf”, do të zbardhë të plotë skandalin dhe motivet
e tij reale. Pra, se çfarë fshihet pas këtij pezullimi, duke publikuar fakte
mbi emërimet që ka bërë drejtori Sejko në kupolën e AKU dhe mbi projektet që ka
për të spastruar ata që nuk i bëjnë “iso” në planet e tij për ta trajtuar AKU
si biznes privat…


Vijon

Ja çfarë përcakton Ligji Nr.
I52/2013 “Për Nëpunësin Civil”

 

Pas këtij urdhri me Nr. 4394/2 Prot., datë
25.10.2016 apo Vendimit Nr. 4394 Prot, datë 25.10.2016,
ka reaguar drejtori Totaj, duke
ankimuar vendimin e shefit të tij, me adresim në disa institucione shtetërore që
kanë lidhje me verifikimin e zbatimit të ligjit. Duke e cilësuar shkelje të
Ligjit
Nr. I52/2013 “Për Nëpunësin Civil”, drejtori Totaj sqaron institucionet e larta
shtetërore, se vendimi i drejtorit të AKU, zotit Dritan Sejko është në kundërshtim
me këtë ligj, mbasi sipas tij nuk konstatohet, nuk qëndron dhe nuk motivohet
asnjë shkelje që përcakton ligji, për marrje vendimesh të kësaj kategorie,
konkretisht të përcaktuara në nenin 57 të këtij ligji, sipas të cilit për një
vendim të tipit “Sejko”, duhen konstatuar dhe vërtetuar këto shkelje:

1. Mospërmbushja e rëndë e detyrave.

2. Mosrespektimi
i
përsëritur
i afateve caktuara në përmbushjen e detyrave, cilat kanë sjellë pasoja shumë
të rënda.

3. Moszbatimi haptazi i dispozitave ligjore, për
përmbushjen
e detyrave funksionale

4. Braktisja e punës ose mungesa e
pa justifikuar dhe e vijueshme
për
7 ditë pune apo më shumë, kur mungesa
ka
sjellë
pasoja shumë të
rënda në përmbushjen e
detyrave institucionit.

5. Përfitimi në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë i
dhuratave, favoreve, premtimeve ose trajtimeve preferenciale, të cilat jepen
për shkak të detyrës.

Sqaron drejtori i pezulluar, Kreshnik Totaj

                      

Dje në orën 21, redaksia e gazetës “Telegraf”,
nisur prej lajmit të dhënë në media dhe mbështetur në letrat-ankesa që i ka
drejtuar institucioneve shtetërore për këtë pezullim nga detyra, i telefonoi drejtorit
Kreshnik Totaj, për të konfirmuar lajmin e pezullimit dhe vërtetësinë e ankimit
që ka bërë në DAP, në kryeministri, në Ministrinë e Bujqësisë dhe paralelisht
edhe në gjykatë. Përgjigja e tij ishte kjo: “Po, janë të vërteta dhe pezullimi
që ka bërë drejtori Sejko edhe ankimi që kam bërë unë. Jam në zbatim të ligjit.
Shkak ka qenë korrektesa ime në zbatim të ligjit, për të mos lejuar zbatimin e
një urdhri të paligjshëm të dhënë gojarisht prej tij për të bërë kontrolle në
subjektet ushqimore pa urdhër me shkrim e të protokolluar siç e parashikon ligji.
Aq skandaloz është ky vendim i tij, sa pezullimin e ka bërë me ligjin e
ushqimit… edhe pse është drejtor i AKU e për më tepër që pretendon se është
jurist”. Pyetjes së “Telegraf”, se çfarë fshihet mbas këtij vendimi pezullimi
të drejtorit Sejko, drejtori Totaj, iu përgjigj: “Do të bëj me dije gjithçka me
fakte konkrete, por disa gjëra janë denoncuar edhe në gazetën tuaj”!