Lidhjet e Ina Ramës me ish-drejtorin e Kundërzbulimit të FBI në Nju Jork Charles McGonigal dhe me mafias ruse

173

“Ish-kryeprokurorja Ina Rama, është vlerësuar me “notë negative” nga monitoruesit ndërkombëtarë. Në kohën kur ka qënë Prokurore e Përgjithshme ka pasur nën hetim disa çështje, të cilat lidheshin me investimet ruse në Shqipëri dhe pikërisht të oligarkut Oleg Deripaska.”

Sigal

 

Ish-kryeprokurorja Ina Rama, e cila tashmë është relatore në Komisionin e Posaçëm të Apelit, i njohur ndryshe si shkalla e dytë e Vettingut për prokurorët dhe gjykatësit është vlerësuar me “notë negative” nga monitoruesit ndërkombëtarë.

Ajo ka marrë më shumë se çdo relator tjetër mendim pakice në vendimmarrjet e saj. Mendimi i pakicës në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit ka vlerë jo vetëm për cilësinë e vendimmarrjes, por edhe për të demonstruar rëndësinë profesionale, që anëtarët i japin procesit të vlerësimit nga ana e tyre. Në rastin shqiptar mendimi në pakicë, sidomos në çështje me sensibilitet të lartë publik është deri diku edhe tregues integriteti, por në rastet e njohjeve personale apo mjedisit të jashtëm ndikues, votat në pakicë mund të jenë edhe çështje pragmatizmi.

“Për këtë nder të kryer tashmë nga Ina Rama, e cila ka zhdukur dosjen e Oleg Deripaskës , dyshohet se Charles McGonigal, ish-drejtori i kundërzbulimit të FBI në Nju Jork, ka ndikuar te miku i tij Edi Rama, për të vendosur në krye të KPA ish Prokuroren Ina Rama.”

Por si është e vërteta dhe pse Ina Rama është vlerësuar me “notë negative” nga monitoruesit ndërkombëtarë? E vërteta është se, Ina Rama në kohën kur ka qenë Prokurore e përgjithshme ka pasur nën hetim disa çështje, të cilat lidheshin me investimet ruse në Shqipëri dhe pikërisht të oligarkut Oleg Deripaska.

Duke qënë se Ina Rama ishte duke u hetuar para se të dilte në konkluzion ka ndikuar në mënyrë të paligjshme Charles McGonigal, ish-drejtori i Kundërzbulimit të FBI në Nju Jork, i cili pak ditë më parë është arrestuar për lidhjet e tij me Oleg Deripaska, një miliarder rus, i cili është sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara dhe është akuzuar penalisht vitin e kaluar për shkelje të këtyre sanksioneve.

Për këtë nder të kryer tashmë nga Ina Rama, e cila ka zhdukur dosjen e Oleg Deripaskës, dyshohet se Charles McGonigal, ish-drejtori i kundërzbulimit të FBI në Nju Jork, ka ndikuar te miku i tij Edi Rama, për të vendosur në krye të KPA ish- Prokuroren Ina Rama.

Ky fakt është konstatuar nga vëzhguesit ndërkombëtarë dhe për këtë arsye e kanë vlerësuar me “notë negative”. /infront-al.com/  https://infront-al.com/lidhjet-e-ina-rames-me-ish-drejtori-i-kunderzbulimit-te-fbi-ne-nju-jork-charles-mcgonigal-dhe-me-mafjen-ruse/